04:53 pm - Monday 27 September 2021
25°C
Tiranë

Derbi i Madridit mbyllet në paqe, përfiton Barcelona

Paradoks | 23:25 - 18.11.2017

Nuk ka sërish fitues në derbin e Madridit, mes Realit dhe Atletikos. Pavarësisht përpjekjeve të të dyja palëve për ta fituar ndeshjen, rrjetat e secilës skuadër mbetën të paprekura.

Reali e kërkoi më tepër fitoren, por sërish Ronaldo e Benzema mbetën “thatë”, siç ka ndodhur me ta për disa ndeshje rradhazi. Edhe Atletiko pati rastet e veta për ta fituar ndeshjen, veçanërisht me Correa dhe Gameiro.

I gjithë takimi u zhvillua i tensionuar dhe me lojë të fortë, e rastet për shënim nuk ishin të shumta.

Në fund një 0-0, që nuk i duhej asnjërës skuadër. Ose më saktë që “i duhej” Barcelonës, e cila mundi 0-3 Leganes, me dy gola të Suarez dhe një të Paulinho.

Katalanasit u shkëputën 10 pikë nga skuadrat madrilene dhe 7 nga Valencia që mban vendin e dytë.


Etiketa: