12:27 pm - Tuesday 24 November 2020
6°C
Tiranë

Deputetët e LDK-së konfirmojnë votën pro Demarkacionit para Delawie dhe Apostolovas

Paradoks | 13:28 - 21.02.2018

Prishtinë – Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës u takuan sot me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie dhe shefen e Zyrës së BE–së, Natalia Apostolova.

Në takimet e ndara, deputetët e LDK-së bisedua për situatën e përgjithshme në vend me theks të veçantë në procesin e Ratifikimit të Marrëveshjes për Kufirin në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

“Si ambasadori Dellawie ashtu edhe znj. Apostolova, vlerësuan lart kontributin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë proces dhe konsistencën për integrimet euroatlantike”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Hoti, e konfirmoi votën unanime pro të Grupit Parlamentar të LDK-së për Marrëveshjen e Demarkacionit.


Etiketa: