07:48 pm - Friday 27 November 2020
4°C
Tiranë

David Luiz kërkon kalimin te Real Madridi

Paradoks | 11:04 - 29.11.2017

Afati kalimtar i dimrit parashikohet të jetë shumë i nxehtë mes Chelseat dhe Real Madridit.

Sipas mediave angleze, David Luiz, i cili nuk po luan me Chelsean në kohën e fundit, thuhet se ka kërkuar largimin.

Gjithmonë sipas mediave ai i ka filluar bisedimet me Real Madridin.

Ai kërkon që të kalojë në Madridin që në afatin kalimtar dimëror, njofton Telegrafi.

Flitet se lojtari nuk ka raporte të mira me trajnerin Antonio Conte, pasi ky i fundit e ka akuzuar për disa ndeshje.

Mbrojtësi 30-vjeçar mund të vihet nën urdhrat e trajnerit Zinedine Zidane, pasi klubi mbretëror ka nevojë edhe për një mbrojtës.

Luiz ka luajtur më parë edhe te PSG për tu rikthyer pastaj përsëri në klubin londinez.

Real Madridi është në kërkim edhe të portierit Thibaut Courtois.


Etiketa: