03:51 am - Sunday 26 September 2021
12°C
Tiranë

Chelsea gjen zëvendësuesin e Conte

Paradoks | 15:02 - 06.02.2018

Maurizio Sarri mund të jetë shef i ri i pankinës së Chelsea, pasi Roman Abramovich është fans i madh i futbollit që aplikon italiani.

Perforanca spektakolare e Sarri është lavdëruar hapur nga menaxheri i Manchester City, Pep Guardiola, i cili e cilëson Napolin si një nga ekipet më të mira në Evropë.

Pavarësisht se Antonio Conte pohon që ka edhe 18 muaj kontratë të vlefshme, shumë besojnë se ky është viti i fundit në Stamford Bridge.

Sarri do të ishte një trashëgimtar i mirëpritur për disa arsye, duke përfshirë edhe refuzimin e transferimeve të reja, duke këmbëngulur se puna e tij do të sjell rezultatet dhe jo prurjet e reja.


Etiketa: