08:52 pm - Friday 27 November 2020
3°C
Tiranë

Chelsea do të provojë përsëri gjatë verës për Dzekon

Paradoks | 14:42 - 25.03.2018

Chelsea nuk arriti të tundojë Edin Dzekon nga Roma në afatin e janarit, por ka raporte që klubi do të provojë përsëri gjatë verës.

Giallorossët ishin shumë të hapur për largimin e Dzekos pas marrjes së ofertës në afatin kalimtar të dimrit, por lojtar tha se oferta nuk ishte e mjaftueshme për të detyruar një shitje.

Sipas faqes spanjolle El Gol Digital, Chelsea po përgatit një tjetër përpjekje për të marrë Dzeko në fund të sezonit.

Çmimi i tij duhet të bjerë ndjeshëm, pasi ai ka mbushur 32 vjeç javën e kaluar, por mbetet në formë të mirë me 17 gola dhe pesë asistime në 37 ndeshje konkurruese këtë sezon.

Kjo përfshin katër gola në Ligën e Kampionëve, ku ai shënoi edhe dy gola kundër Chelseat në Stamford Bridge.

Roma ka arritur në çerekfinale, ku do të përballen me Barcelonën, ndërsa klubi anglez i Antonio Contes mund të mos-kualifikohet fare për turneun vitin e ardhshëm.

Klubi italian thuhet se është i gatshëm që gjatë verës ta lejoj largimin e boshnjakut nëse një klub ofron 25-30 milionë euro.


Etiketa: