09:32 am - Thursday 26 November 2020
-3°C
Tiranë

Brokoli, shpresëdhënës për tipin 2 të diabetit

Paradoks | 10:34 - 25.06.2017

Prindërit tuaj mund të kenë pasur të drejt për “magjinë” e bronkolit. Një studim i vogël ka lënë të nënkuptojmë se një substancë e cila gjendet në këtë perime të shëndetshme mund t’ju ndihmoj t’i mbani nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak.

Hulumtuesit kanë zbuluar se ekstrakti i substancës, i quajtur sulfofran, i ka ndihmuar pacientët obezë me tipin 2 të diabetit t’i mbajnë nën kontroll nivelet e larta të sheqerit në gjak.

Ana e keqe e këtij lajmi është se studimi ka qenë afatshkurtër dhe i vogël – ka përfshirë vetëm 97 njerëz dhe ka zgjatë 12 javë, transmeton Telegrafi.

Sulfofrani është kimikal i cili gjendet në perime të ndryshme, por brokoli përmban sasi të madhe të këtij nutricienti.

Sa i përket studimit, ky mbetet studim interesant, për të cilin duhet të bëhen më shumë hulumtime me qëllim që të ndihmohen personat me tipin 2 të diabetit.


Etiketa: