12:44 pm - Tuesday 24 November 2020
6°C
Tiranë

Berisha: Duhet të luanim perfekt për ta mposhtur Spanjën

Paradoks | 23:50 - 06.10.2017

Spanja në xhiron e parafundit të kualifikueseve ka siguruar një biletë për në botërorin “Rusia 2018”.

Spanjollët triumfuan para shikuesve të vetë në stadiumin “Rico Perez” të Alicantes kundër Shqipërisë me rezultat 3-0, e cila ishte humbja e parë e Christian Panuccit si trajner i kombëtares shqiptare, i cili deri më tani kishte një fitore dhe një barazim.

Portieri Etrit Berisha thotë se për të mundur Spanjën duhet të jemi në një ditë perfekte.

“Ne u munduam që të bënim presing larg dhe ta marrim topin për të rrezikuar me kundërsulme, por nuk e arritëm, sidomos në minutat e para kishim shumë vështirësi.

Nuk e bëmë detyrën tonë. Duhet të ishim perfekt në një ndeshje si kjo me Spanjën. Krijuam shumë shanse për gol dhe për të rihapur lojën, por nuk ia arritëm deri në fund”, deklaroi ai për supersport.

Pas kësaj, Spanja zë pozitën e parë të grupit G me 25 pikë ndërsa Shqipëria gjendet në vendin e tretë me 13 pikë. Italia ka njëzet pikë pas barazimit 1-1 me Maqedoninë.

Vlen të theksohet se se takimin e radhës kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë kundër Italisë ndërsa spanjollët do të ballafaqohen me izraelitët.


Etiketa: