06:29 pm - Thursday 26 November 2020
4°C
Tiranë

Bayern e kreu punën që në ndeshjen e parë me Besiktasin

Paradoks | 13:44 - 21.02.2018



Bayern Munich ka arritur ta mposht bindshëm Besiktasin me rezultat 5-0 në ndeshjen e vlefshme për 1/16 e Ligës së Kampionëve.

Bavarezët që në fillim filluan sulmet, ndërsa përfituan edhe nga largimi me karton të kuq të Domagoj Vida.

Pas kësaj rrezikoi James Rodriguez i cili rrezikoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 19-të.

Hummels dhe David Alaba rrezikuan po ashtu për gjermanët po nuk gjetën rrugën e rrjetës.

U desh të pritej minuta e 43-të që Bayern Munich ta gjej golin e epërsisë. David Alaba pasi bukur te Thomas Muller, i cili shënoi për 1-0.

Pjesa e dytë filloi me gol për bavarezët. Lewandowski asistoi për francezin Coman i cili shënoi për 2-0.

Muller gjeti rrugën e rrjetit për herë të dytë në minutën e 66-të, për ta siguruar praktikisht fitoren (3-0).

Ndeshja gol të Lewandowski në Alliaz Arena nuk mund të mbyllet dhe ai gjeti rrjetën dy herë në minutën e 79-të dhe 88-të.

Me këtë fitore Bayern Munich praktikisht e ka kryer punën dhe mund të llogaritet si çerekfinalist. /Telegrafi/


Etiketa: