Barcelona e gatshme të ofrojë Rakiticin dhe para për Coutinhon
Paradoks | 08:50 - 11.08.2017

Barcelona po mendon me të gjitha forcat që të nënshkruaj me Philippe Coutinhon.
Ylli i Liverpoolit është një shënjestër e madhe e klubit katalunas që pas largimit të bashkëkombësit të tij, Neymar drejt Paris Saint-Germain.
Megjithatë, gjigantët e La Ligas kanë parë tashmë dy oferta për brazilianin të refuzohet, ku e dyta ishte plot 100 milionë euro.
Por, tani drejtuesit e klubit Blaugrana janë duke u përgatitur për të ndryshuar qasjen e tyre në një ofertë të parave plus një lojtar.
Sipas Don Balon, Barcelona është e gatshme të ofrojë Ivan Rakiticin si pjesë të ofertës së tyre për të ofruar Philippe Coutinho.
Etiketa: Barcelona • La Liga • Liverpool • Philippe Coutinho • Premier League