01:15 pm - Monday 01 March 2021
10°C
Tiranë

Arsenali i prish punë Romës për Mahrezin

Paradoks | 10:32 - 23.07.2017

Riyad Mahrez po kërkohet me këmbëngulje prej skuadrës italiane, Roma.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe trajneri i Leicester Cityt, Craig Shakespeare duke zbuluar se romakët kanë bërë një ofertë për sulmuesin e krahut.

“Ka pasur një ofertë nga Roma”, ka thënë ndër të tjerash britaniku.

Por, sot mediat angleze raportojnë se Arsenali ka bërë një ofertë serioze për mesfushorin algjerian.

Gunners janë të gatshëm të derdhin në arkën e ish-kampionit anglez mbi 39 milionë euro.

Megjithatë transferi mund të realizohet nëse largohet Alexis Sanchez, i cili raportohet se është afër PSG-së.


Etiketa: