09:05 am - Thursday 26 November 2020
4°C
Tiranë

Anëtarësimi në parti për poste diplomatike, rasti Xharra dhe Vllahiu

Paradoks | 10:55 - 07.08.2017

Prishtinë – Disa nga figurat e shoqërisë civile dhe mediale që i janë bashkangjitur partive politike kanë arritur të hyjnë në parlamentin e Kosovës, por disa kanë preferuar të mos jenë pjesë e listave zgjedhore. Megjithatë jo pa një kosto sado që zëshëm kanë theksuar se dëshirojnë të braktisin jetën mediale dhe të merren në mënyrë aktive me politikë. Për shumë kë kjo ishte një befasi, sidomos për dy emrat e spikatur Arbër Vllahiu i cili iu bashkëngjit Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Arbana Xharra që si drejtuese e së përditshmes ‘Zëri’ kaloi në Partia Demokratike e Kosovës. Por asnjëri prej tyre nuk ka sqaruar arsyet e vërteta të kalimit në politik dhe me çfarë kostoje.

Arbër Vllahiu në një debat në TV Dukagjini kishte thënë se ka shumë gjëra tjera që shtyn një njeri të futet në politik. Ai tha se profesioni i gazetarit është profesioni më i mirë në botë, por duhet ditur kur të lihet.

“Ka ardhur një kohë kur duhet dhënë fund një pjese të punës në jetën tënde dhe me provuar me bë diçka tjetër me bë një ndryshim. Ndoshta ndryshimi është i yni sepse ne futemi në politik me bagazhin, kapacitetin me emrin tonë….”, ka thënë ai pa sqaruar se në çfarë pozicioni e sheh veten për të dhënë kontributin brenda subjektit në të cilin ka aderuar.

Por burime të Kosova Info thonë se Vllahiu ka hyrë në AAK me premtimin se do të bëhet pjesë e stafit diplomatik në një nga vendet e Evropës Qendrore.

“Prandaj edhe informata e burimeve tuaja nuk me befason në këtë kohë. E konsideroj informatë tendencioze dhe idiote”, ka thënë Vllahiu.

Kurse Arbana Xharra pas 17 vite pune në profesionin e gazetarit e kishte ndje një moment të bëjë një kalim tjetër që siç tha në kauzat e saj të bëjë përpjekje në kuadër të vendimmarrjes t’i shtyjë përpara. Në njëfarë mënyre ajo tregoi se preferon të vazhdojë rrugën diplomatike.

“Jam marrë me zhvillime në rajon. Kam parë mungesë brenda lidershipit edhe zyrtarëve politik, nuk kanë pasur vullnet të merren në rrafshin gjeopolitik dhe problemet që kanë ndodhur. Temat që i kam trajtuar e kam parë që i ndajë me shtetet e tjera, kështu që kjo ka qenë shtyrja që më ka bërë të marrë vendim që të inkuadrohem në politikë”, ka thënë Xharra.

Zërat se ajo ka marrë premtimin se do të angazhohet në ndonjë mision e forcon edhe deklarata e saj, e cila kishte thënë në TV Dukagjini se nuk ka kërkuar post ministror dhe as nuk ka hyrë në listë.

“Janë disa tema të rrafshit gjeopolitik për të cilat kam interes dhe dua. Janë kauza të mia te merrem me to dhe shpresoj që ka me pasur mbështetje brenda partisë , është orientimi properëndimor”, ka thënë ajo.

Burime tona thonë se Xharrës i është premtuar post diplomatik në mision në ShBA. Në lidhje me këtë, Kosova Info nuk arriti të marr prononcim nga ajo.

Por nuk janë të vetmit këta që i përdorin partitë politike për të hyrë në jetën diplomatike. Nga gazetaria në politik dhe diplomaci kanë hyrë më herët edhe Ylber Hysa, ambasador në Shkup, Alma Lama ku menjëherë pas zgjedhjes së presidentit u emëruar ambasadore në Romë dhe më herët Petrit Selimi i cili ishte emëruar zëvendës ministër i Punëve të Jashtme.


Etiketa: