11:17 pm - Wednesday 24 February 2021
5°C
Tiranë

A po shëndrohet Kosova në krahinë të varur nga “Jugosllavia” moderne – Serbia Europiane?!

Paradoks | 16:00 - 04.06.2017

Gen KELMENDI

Kanë kaluar 17 vite nga lufta e Kosovës dhe 9 vite nga shpallja e saj shtet i pavarur. Jemi shteti më i mbrojtur dhe më i sigurt ushtarakisht në rajon dhe europë – për shkak të prezencës së madhe ushtarake te NATO-së që asnjë vend tjetër në botë nuk e ka atë. Jemi shtet aletat me superfuqitë e botës, Amerikën në një anë, Turqinë nga ana tjetër. Jemi njohur si shtet me të drejta të plota nga një sër shtetesh europiane, shtete superfuqi dhe anëtare të NATO-së e Bashkimit Europian. Megjithatë, mjafton vetëm një tren me udhëtar civil serb të tentoj të kaloj përmes kufirit të shteti tonë dhe ne të terrorizohemi nga frika se mos po biem përseri nën pushtimin serb dhe t’a humbim këtë pak shtet që na ka mbetur!

Serbia nuk ka nevojë të hyjë me ushtri në Veri të Mitrovicës për ta marrur atë. Ajo i blenë apo i sponzorizon mediat në Kosovë. Mediat veprojnë kundër klasës politike. Politika -politikanët e korruptuar- detyrohen t’i nënshtrohen mediave. Politikanët e nështruar për t’u pastruar dhe për të shpëtuar kokat e tyre, nënshkruajnë marrveshjen për asociacionin e komunave serbe në veri, pra shitjen e veriut të Mitrovicës, me pretendimin se kanë presion nga faktori ndërkombëtar.
Më pas vijnë zgjedhjet. Pak para zgjedhjeve qeveria përshpejton procesinë e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, në mënyrë që të fitoj vota përmes saj.

Poashtu pak para fushatës do të përfundoj procesi gjyqësorë për Shefqet Krasniqin -vie fjala-, apo grupinë e imamëve elitarë, duke e mbyllur mbrenda ndonjërin nga ta në mënyrë që të arsyetohet (mos) puna e qeverisë në luftimin e terrorismit dhe radikalizmit të pretenduar Islam.
Gjatë fushatës zgjedhore do të përdoret si ‘joker’ barrikada në veri të Mitrovicës “nëse ne vijmë në pushtet do ta heqim murrin në veri”. Dhe gjithashtu premtimet e rrejshme për liberalizimin e vizave.

Pas zgjedhjeve, në skenën politike do ta kemi përseri të njejtën klasë politike që për interesa të tyre shesinë përgjegjësinë shtetërore në dëm të qytetarëve të saj. Situata do të jetë e njejtë. Veriu do të mbetet jashtë fatit të shqiptarëve, ndërsa Jugu i Mitorovicës do të jetë në presion të madh nga rritja e madhe e ndikimit të serbëve të veriut, dhe do të detyrohën të fillojnë të zbrapsën e të tërhiqën nga aty, për shkakët të paaftësisë së qeverisë së Kosovës për t’i mbrojtur dinjitetshëm ata.

Dhe në fund, pasi t’i kemi ndihmuar Serbisë të futet në BE përmes bisedimeve pa kushte; dhe pasi t’ia kem falur veriun e Mitorivicës përmes këtyre bisedimeve; dhe pasi t’jemi bërë të varrur nga ekonomia dhe importi i mallërave serbe duke i dëmtuar bisneset tona dhe ekonominë tonë; në fund, Serbia do e pengoj Kosovën të futet në Bashkimin Europian, dhe me këtë rast, me këto kushte dhe këto rrethana, ne do të bëhemi përseri krahinë e varrur nga “Jugosllavia” moderne – Serbia europiane!
Ky është fati ynë, ne e çëndisëm atë, me votën tonë, me militantizmin tonë të verbër partiak, fatëkeqësishtë!

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e paradoks.info.


Etiketa: