09:28 pm - Wednesday 11 December 2019

An error has occurred with the ICIT Weather Widget, if the issue persists through refreshing please contact the site administrator.

A do të bëhet ashtu siç kërkon Amerika?

Paradoks | 09:11 - 21.01.2019

PRISHTINË – Nesër me ftesë të kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli pritet të takohen kryeministri Ramush Haradinaj dhe ambasadori amerikan në Prishtinë Philip Kosnett për të diskutuar rreth kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe. Përfaqësues të PDK-së thonë se presin që në këtë takim të arrihet pajtimi, i cili siguron se raportet me SHBA-në nuk prishen.

Kryeparlamentari Kadri Veseli nesër do të jetë nikoqir i takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë Philip Kosnett për të diskutuar rreth kërkesës së SHBA-së për heqjen e taksës ndaj produkteve nga Serbia dhe nga Bosnjë e Hercegovina, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Derisa në zyrën e kryeministrit nuk kanë pranuar të flasin për këtë takim, duke thënë se nikoqiri i takimit duhet të deklarohet, zyrtarë të lartë të partisë së Kadri Veselit (PDK-së) thonë se presin që ky takim të përfundojë me një marrëveshje, e cila garanton se raportet me SHBA-në nuk do të dëmtohen.

Në anën tjetër deputetët opozitarë thonë se taksa ndaj Serbisë duhet të mbetet në fuqi, por theksojnë nevojën që Qeveria ta argumentojë një gjë të tillë para Bashkësisë Ndërkombëtare. Megjithatë sipas opozitarëve është e pritshme që qëndrimi i kryeministrit Ramush Haradinaj për taksën 100% të ndryshojë, ashtu siç thonë se ka ndryshuar qëndrimi i tij për Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.


Etiketa: